Aksioni në Velipojë, 627 abonentë debitorë për dritat, 160 pa borxhe

66
Ashtu siç ishte parashikuar pak ditë më parë, ka nisur aksioni i task forcës së OSHEE për evidentimin e të gjitha shkelieve të bëra me energjinë elektrike në zonat bregdetare.
Kështu, nga kontrolli i ushtruar nga Task Forca në Velipojë nga 787 abonentëve, 627 prej tyre kanë rezultuar debitorë. Sipas shifrave, janë vetëm 160 abonentë të cilët janë korrekt me pagesën e energjisë elektrike. Debia ndaj OSHEE-së është 117 924 740 lekë.
Ndërkohë, drejtori i OSHEE, Adrian Çela më herët është shprehur se energjia elektrike do tu ndërpritet të gjithë atyre që nuk paguajnë atë. Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i paralajmëruar pak ditë më parë nga drejtori Çela do vijojë në të gjitha zonat bregdetare të vendit.
Është zgjedhur pikërisht ky moment për nisjen e këtij aksoni pasi në muajt e verës ka përqëndrim më të madh të konsumatorëve pranë këtyre zonave.