Aksioni natën në Gjirokastër, 6 persona në pranga. Policia jep detajet, ja çfarë u zbulua

505
Sigal

Gjashte persona jane vene ne pranga nga policia ne Gjirokaster, e nje eshte shpallur ne kerkim gjate operacionit policor te koduar “Vasjari”.

39fd8d21-57de-4b42-b56e-f112ebbdad3b

Policia jep detaje per operacionin gjate te cilet ka sekuestruar 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Ramiz Jahaj, 45 vjeç, banues në Vlorë;
Mikel Ziflaj , 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
Leonidha Kociaj  55 vjeç, banues në Mallakastër;
Sefer Dukaj, 30 vjeç, banues në Vlorë;
Marjano Beta 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
Ervin Saka , 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.