Aksioni kundër informalitetit, regjistrohen 2.500 biznese në Korçë

568
Pas ditësh të tëra pune në terren në kuadër të luftës kundër informalitetit, në Korçë janë regjistruar disa mijëra biznese. Prej fillimit të muajit, grupet e inspektorëve kanë kontrolluar në terren 3.818 subjekte, 43 prej të cilave kanë qenë pa liçencë, ndërsa 363 prej tyre janë kapur në shkelje, duke u shoqëruar edhe me penalitetet përkatëse. Por, sipas të dhënave, nëse krahasohen me vitet e kaluara, bizneset e deklaruara gjatë vitit 2015 kapin shifrën prej afro 2.500 të tilla, shifër e cila përkthehet edhe në punësime. Në terren për qarkun jug-lindor të vendit janë duke punuar 47 grupe inspektorësh, ndërsa nuk kanë munguar as rastet e konfiskimit të mallrave.
Sigal