Aksion nga ajri dhe toka për kapjen e grabitësve të thasëve me para, dyshime se fshihen në Domje

493
Grabitja spektakolare që ndodhi sot në rrugën afër Rinasit, ku 5 persona të maskuar arritën të grabisnin 7 thasë me leke të një banke të nivelit të dytë, kanë ngritur në ‘këmbë’ Policinë e Shtetit.
Mësohet se një helikopter është bërë pjesë e aksionit për kapjen e grabitëseve që vodhën 100 mijë euro, i cili po bën kërkime nga ajri për lokalizimin dhe më pas kapjen e tyre.
Sakaq policia ka siguruar informacione mbi vendndodhjen e grabitësve, të cilët u larguan në drejtim të paditur pasi dogjën mjetin e tyre në Urën e Limuthit, ndërsa dyshohet se ata fshihen në Domje.
Po ashtu, ekspertet bëjnë të ditur se mjetet që transportonin paratë e bankës nuk kanë plotësuar kushtet e sigurisë. Mësohet se dy mjetet kanë pasur kamera sigurie, ndërsa ato nuk kanë pasur një server qendror. Pra, nëse kamerat e sigurisë nuk kanë qenë të ndezura, nga vendngjarja nuk ka asnjë provë. Sakaq, në vendin e ngjarjes është gjendur vetëm një shenjë e vogël gjaku, por nuk dihet se kujt i përket, ndërsa do i nënshtrohet analizave.Ndërkohë, përveçse nga ajri, policia vijon aksionin dhe nga toka në fshatin Budullë, por dhe në të gjitha rrethanat e kryeqytetit. Raportohet se janë ngritur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse nga Tiranë. Po kontrollohen të gjitha mjetet.
Sigal