Aksion i madh në zonën e njohur turistike italiane, kapet i “forti” shqiptar me të dashurën

702
Një aksion i gjerë policor anti- drogë është zhvilluar në zonën turistike të Riminit në Itali ku si rezultat kanë rënë në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe disa shtetas afrikanë, një 29 vjeçar nga Nigeria që drogën e fshihte tek stolat e parkut, ndërsa një tjetër nga Gambia, drogën e rtuante nëpër paketat e cigareve dhe hiqej si shitës ambulant.
3 shqiptarët e rënë në pranga punonin veçmas. Në pranga ka rënë një 34 vjeçar që së bashku me të dashurën e tij shqiptare, të moshës 27 vjeçare, drogën e shpërndanin nëpër klubet e natës.
Shqiptari tjetër i arrestuar, u kap në zonën turistike në qendër të Riminit me një sasi prej 30 gramësh kokainë.
Të arrestuarit e tjerë kanë qenë shtetas nga Senegali, të dënuar më parë për shpërndarje droge
Sigal