Aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen 3 vetë, mes tyre një femër

757
Policia e kryeqytetit ka goditur dy raste të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike ditën e djeshme.
Në pranga janë vnëë 3 persona, dhe nga operacioni janë sekuestruar 2 kg e 384 gr, lëndë narkotike, armë, fishekë, mjet tip “Ford”dhe një aparat celular “Iphone”.
Në datë 22.11.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive për goditjen e veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Elia Shahu, 21 vjeç, banues në Tiranë, Fatjon Ormani, 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit “Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”
Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi: Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, 1 armë gjahu teke, 4 fishekë model 56, Mjeti tip “Ford”, 1 telefon tip “Iphone 5”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

23846294_364521870640322_385336980_n
Sigal