Aksion anti-krim në Durrës/ Kontrollohen 45 automjete dhe 6 lokale, shoqërohen 18 vetë në polici

676
Sigal

Gjatë një aksioni për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në terren të automjeteve, personave me preçedentë penalë, personave në kërkim apo sendeve të jashtëligjshme.
Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin bregdetar, policia ka kontrolluar 45 automjete dhe 6 lokale, ka shoqëruar 18 persona për verifikim, ka proceduar tre shtetas dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Në njoftimin e saj, policia raporton se filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve: S.M. 23 vjeç, O.Gj. 23 vjeç, N.M. 25 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:E.N. 26 vjeç.
Në lagjen Nr.13, gjatë kontrolit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, (në mbështetësen e krahut), më drejtues shtetasin S.M. dhe pasagjerë shtetasit O.Gj. dhe N.M. u gjet dhe një revolver i markës ZASTAVA, me mulli dhe automjeti tip Mercedes Benz, njofton më tej policia.
Shtetasi i shpallur në kërkim është poseduesi i armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Policia bën me dije se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit në qytet.