Aksidentoi për vdekje gruan në Kamëz, bie në pranga 32-vjeçari

519
handcuffs
Sigal

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar për vdekje një 53-vjeçare. Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00, pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .