Aksidentohet për vdekje adoleshent në Tiranë

584
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një adoleshent është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në rrugën Kamzë-Rinas.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.