Aksidentohet i moshuari në Korçë/ Largohet autori

498
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot pasdite rreth orës 15:30, në qytetin e Korçës. Një automjet ka aksidentuar një 70-vjeçar, banor i këtij qyteti, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17, ndërsa drejtuesi i mjetit mësohet të jetë larguar nga vendngjarja, menjëherë pas përplasjes.

I moshuari është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Fiat” është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, si shtetasi me iniciale B.J 63vjeç, ndaj të cilit po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.

“Më datë 06.03.2019,​ në lagjen nr 17, shtetasi B.J, rreth 63 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin J.P, rreth 77 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi J.P, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Korçës. Ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi B.J.,është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.