Aksidentohet 55-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja

159
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Elbasan-Metalurgji. Një automjet tip “Passat” përplasi një grua të moshës 55-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi në afërsi të një mobilierie, ku Shpëtime Tufa 55 vjeçe, banuese në Bradashesh Elbasan është përplasur nga një automjet i cili nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendi i ngjarjes
55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shërbimet e policisë rrugore dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes. Nga pyetjet e dëshmitarëve okularë rezulton se aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip “Passat” i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.