Aksidentohen burrë e grua, ambulanca shkon në vendngjarje me një orë vonesë

514
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Qafë Qele në aksin Pukë-Shkodër, ku një motor është përplasur me një makinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ku çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në motor, janë plagosur.

Kanë qënë udhëtarët që kanë njoftuar urgjencës prej rreth një ore, por ambulanca ka mbërritur vonë.

Dy të aksidentuarit kanë mbetur në shi dhe kanë humbur gjak, pasi kanë marrë dëmtime të shumta.