Aksidenti në Laç, dy të plagosur te “Kryqëzimi i Patokut”

696
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i mbrëmjes së sotme te “Kryqëzimi i Patokut”.

Mësohet se ata ndodhen në spitalin e Laçit ku po marrin ndihmë mjekësore. Burime mjekësore thanë se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë – Laç. Një makinë tip “Audi” është përplasur me një BMW.

Burime policore thanë se makina në të cilën lëviznin dy të plagosurit ka dalë nga rruga. Sipas policisë të rinjtë ecnin me shpejtësi dha patenta.