Aksidenti në Gjirokastër, dalin emrat e të plagosurve, mes tyre dy fëmijë

148

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me pasojë plagosjen e gjashtë personave.

Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy fëmijë 7 dhe 3 vjeç.

Emrat e personave të plagosur janë Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, pas përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave përfundoi poshtë rrugës e shkatërruar.