Aksidenti me pasojë vdekjen në autostradë, arrestohet shoferja e re

463
Sigal

Një vajzë 23 vjeçare është drejtuesja e mjetit e cila ka aksidentuar për vdekje këmbësorin e moshuar mbrëmjen e djeshme (2 dhjetor) në autostradën Tiranë- Durrës.

Mësohet se pas aksidentit makina të tjera kanë shkelur viktimën, duke e gjymtuar atë.
Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin në flagrancë të Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia e Durresit informoi sot : “Më datë 02.12.2016, rreth orës 18:40, në autostradën Titanë – Durrës, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen CADDY me targa DR 5189 E, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor R.H. 75 vjeç, banues në Durrës. Viktima ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që ka ndodhur aksidenti”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.