Sigal

Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg Rozina Kolecin, 38 vjeçaren e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 gushtit të ndodhur në Kodër-Institut.

Rozina Koleci, që drejtonte makinën tip ‘Benz’ me targë AA 071 UA, fillimisht përplasi për vdekje Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar biçikletën në momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.

Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë qe i doli para makinës se saj.

‘Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin’, është shprehur ajo në Gjykatën e Tiranës.