Aksidenti i rëndë me 7 të plagosur, arrestohet 34-vjeçari

603
Sigal

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, kane arrestuar në flagrancë shtetasin S.Ç, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë një ditë më parë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimet paraprake raportuan dje se ishin 9 të plagosur, ndërsa policia në njoftimin zyrtar sqaron se në aksident janë përfshirë 7 persona.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.