Aksidenti i rëndë ajror, rrëzohet avioni me 44 pasagjerë në bord

611
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Sudanin e Jugut. Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar.
Nga raportimet e para u bë e ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, por pas konfirmimeve të mëtejshme është bërë e ditur se kanë shpëtuar 14 vetë. “Personat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, është shprehur Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio.
Avioni i South Supreme Airline u rrëzua në aeroportin Wau, rreth orës 15:00 me orën lokale.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.
Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për Reuters se nuk ka viktima.
Aksidenti besohet të ketë ndodhur gjatë kohës së avioni po bënte uljen.
Sigal