Aksidenti i Bulqizës, me pasojë vdekjen e dy personave

532
Sigal

Një aksident i rëndë me dy të vdekur u shënua mbrëmjen e djeshme në  Bulqizë

Një makinë ku udhëtonin tre persona ka rënë në lumë nga ura që të çon në fshatin Sopot.

Njëri prej tre personave që udhëtonin me kamioncinë ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe banorët për ndihmë.

Rreth orës 21.35 të 17 nentorit 2016, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka mberritur telefonata se automjeti kishte rënë në lumë

Policia informon: “Policia ka marrë menjëherë një vinç ku ka bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodheshin në makinë në mes të lumit dhe konkretisht: Në rrugën dytësore Tre Çezmat -Sopot, një kamjonçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I.Z, ka rënë në lumin e Bulqizës nga ura që të çon në fshatin Sopot .

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automejtit shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë”

Në automjet udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë ku njeri prej tyre shtetasi R.L ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe banorët për ndihmë.

Ndërsa shtetasi Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar me autoambulancë për në spital në gjendje shumë të rëndë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor në vendngjarja po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.