Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 3-vjeçarin

513
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rrogozhinë, kur një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë të mitur 3 vjeç.
Ngjarja e rëndë siç bën me dije policia ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, kur shtetasi M. V., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar shtetasin e mitur F. L., 3 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje raportohet të ketë mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Sakaq bëhet me dije se, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sigal