Aksident tek diga e Liqenit Artificial, makina përplas 60 vjeçaren

840
Sigal

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm tek diga e Liqenit artificial në Tiranë ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Mësohet se e plagosura, 60-vjeçare është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për tu marra në pyetje.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.