Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot, te rreth-rrotullimi i Saukut. Për pasojë ka humbur jetën 28-vjecari Ervin Peçi, ndërsa janë plagosur dy të tjerë, midis të cilëve, një është femër.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i “Saukut”, ku një automjet ka dalë nga rruga e incidenti ka rezultuar tragjik për njërin prej pasagjerëve.

Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i “Saukut”, shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.