Aksident te mbikalimi i Shkozetit, plagosen dy persona

134

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Universitetit në Durrës. Dy makina janë përplasur tek mbikalimi i Shkozetit ku kanë ngelur të lënduar dy persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, për të marrë ndihmën mjekësorë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.