Aksident rrugor në Qafë-Thanë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

529
Sigal

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë pasdite në Qafë Thanë.

Sipas dinamikës së ngjarjes tre automjete janë përfshirë në aksident.

Deri më tani mësohet se 1 person ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me dinamikën se si është zhvilluar aksidenti.

Ndërkohë që aksidenti ka sjellë trafik të rënduar në këtë segment rrugor.