Aksident, përplasen tre makina në Tiranë

523
Sigal

Një aksident ku janë përfshirë tre mjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Fatmirësisht, siç raportohet nga kalimtarët, nuk ka persona të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë shoferi i taksisë ai që ka shkaktuar aksidentin. Njëra nga makinat ka qenë e parkuar në momentin kur është goditur nga taksija.

Nuk dihet ende se si është përfshirë në aksident mjeti i tretë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, një zonë përgjithësisht e populluar.