Aksident në Vlorë, plagoset 55-vjeçari

567
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, një segment problematik ky për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Një automjet ‘golf 5’ ka goditur drejtuesin e biçikletës, shumë pranë vijave të bardha të rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një burrë rreth 55 vjeç, që ishte në drejtimin e biçikletës.

I aksidentuari nuk është identifikuar ende, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.