Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

678
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Një automjet i tipit Audi ka goditur një motor duke plagosur drejtuesin e tij. Sipas policisë drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë.