Aksident në Tiranë, një person në gjendje të rëndë

134

Pasditen e sotme një aksident ndodhi në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.

Mësohet se një mjet ka aksidentuar në gjendje të rëndë një këmbësor.

Mjeti me targa AA218TB me drejtues E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave nga burimet e vendngjarjes, mësohet se drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, teksa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.