Aksident në Tiranë, 3 makina të përplasura dhe 4 të plagosur

76

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Rinas në kryqëzimin e Bërxullës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Makinat kanë përfunduar jashtë rrugës, ndërsa njëra prej tyre është përmbysur.  Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Ai quhet Elidon T. 48 vjeç. I plagosuri është mundur të nxirret nga shërbimi zjarrfikës dhe është transportuar më pas me ambulancë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Tre të plagosurit e tjerë, mes tyre dhe një vajzë, sipas të dhënave paraprake, mësohet se kanë pësuar dëmtime të lehta. Tre automjetet e përfshira në aksident janë tip Volkswagen, dy prej të cilave me targa AA 334 EE dhe AA 154 OK. Burimet nga vendngjarja thonëse i plagosuri më rëndë udhëtonte me makinën me targa AA 154 OK.