Aksident në Sarandë, makina përfundon në ambientet e një biznesi

586
Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të Sarandës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientet e një biznesi. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur viktima. Megjithese akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit. Po në të njëjtin vend disa ditë më parë u përplasën 3 makina.

Mungesa e ndriçimit në rrugën hyrëse për në Sarandë shkakton aksidente të tilla pothuaje çdo natë.

Aksidenti më i rënde ishte vetëm një vit më parë, ku një këmbësor mbeti i plagosur rënde gjatë një tentativë për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.
Sigal