Aksident në Sarandë, makina përfundon brenda dyqanit të rrobave

97

Paraditen e sotme një aksident rrugor ka ndodhur në Sarandë.

Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij.