Një aksident me makinë ka ndoshur pasditen e sotme në Prezë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale S.D. Shtetasi rreth moshës 70 vjeçare sipas raportimit të policisë është përplasur me një bordurë dhe si pasojë mjeti ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetsore, ndërkaq policia po heton për rrethanat e ngjarjes.