Aksident në Kalimash, plagosen tre pjesëtarë të familjes

570
Sigal

Tre persona, pjesëtarë të një familje, mbetën të plagosur, pasi makina ku ata udhëtonin u përplas me një trafikndarëse në autostradën Milot-Kukës, në Kalimash. Policia thotë se

E.B., 21 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, është përplasur me trafik ndarësen anësore.

Ai udhëtonte së bashku me prindërit, motrën dhe vëllain, ku si pasojë e përplasjen janë dëmtuar.

Të dëmtuarit pasi morën mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.