Sigal

Një aksident ka ndodur në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, Gjirokastër, ku një shtetase me iniciale E.Ç 41 vjeçe ka humbur kontrollin e makinës tip Benz dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, nëna e saj 67 vjeçe dhe dy vajzat e saj të mitura 7 dhe 9 vjeçe.

4 personat janë shoqëruar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore. Për momentin mësohet se personat e aksidentuar ndohen jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.