Aksident në Elbasan, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

675
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papërr, ku u përplasën dy makina.

Të plagosur kanë mbetur dy fëmijë dhe një grua, të cilët për fat të mirë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.