Aksident në Durrës/ 1 e aksidentuar

630
Sigal

Një vajzë 25 vjeçare u aksidentua nga një makinë në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 4 Durrës, ku shtetasi A.Xh , 28 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar.

Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.03.2019, rreth orës 12:15 , në lagjen Nr. 4 Durrës , në afërsi të Stacionit të Trenit , shtetasi A.Xh , 28 vjeç , banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.