Aksident në Bulevardin ‘Zhan D’Ark’, dëmtohet në kokë i riu 20-vjeçar

515
Sigal

Autobusi i linjës Shkozë-Qendër është përfshirë në një aksident pasi ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi në Bulevardin ‘Zhan D’Ark’, te Ministria e Jashtme.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se këmbësori, rreth 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti me targa TR7122U. Ndërkohë, shoferi me inicialet A.K deklaroi se semafori ishte jeshil, ndërsa ishte këmbësori ai që i preu rrugën, dhe iu hodh në xham. Bëhet e ditur se i riu ka marrë dëmtime në kokë ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.