Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, trajleri përfundon në anën tjetër të autostradës

703
Sigal

Një trajler u përplas me trafikndarësen në Autostradën Tiranë – Durrës, duke dalë në anën tjetër të autostradës. Për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.

Burimet policore thanë se shkak për aksidentin e fortë, u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Policia e Durrësit ngriti një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa shërbimet e policisë rrugore punuan për disiplinimin e trafikut.