Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet për dëme materiale

513
Sigal

Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Makina me targa të huaja, tip “Skoda” ka goditur nga pas një makinë tjetër me targa shqiptare tip “Shevrolet”.

Thuhet se nuk ka lëndime por vetëm dëme materiale.

Policia u njoftua në momentin që ndodhi ngjarja, pasi trafiku u rëndua.

Shkak i aksidentit mund të jetë bërë një frenim i papritur i makinës Shevrole dhe mosruajtja e distancës së sigurisë.