Aksident në autostradë/ Përplasen 3 automjete, dy persona të plagosur

150

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Elbasanit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –ish-Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë dhe dy autovetura, ndërsa dy persona sipas burimeve nga vendngjarja kanë marrë lëndime të lehta.

Aksidenti ka bllokuar qarkullimi rrugor, ndërsa policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit .Ndërkohë po hetohen rrethanat për të zbuluar shkaqet e aksidentit.