Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina me tri vajza përplaset me bordurat

592
Sigal

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M.H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.