Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

632
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Moravë në aksin rrugor Berat-Lushnje.

Raportohet se makina ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Një automjet,tip Benz, me targa AA 148 DG, me drejtues shtetasin A.N, 39-vjeç, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Lagështira në rrugë, moti i keq dhe shpejtësia me të cilën ishte duke qarkulluar mjeti në këtë aks, janë bërë shkak për daljen e tij nga rruga. Megjithatë devijimet që ka bërë mjeti në këtë aks, që duken qartë edhe nga shenjat e lëna nga gomat në rrugë si dhe përplasjen që ka ndodhur pas rrëzimit në kanal, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë lëndim.

Ai ka dalë vetë nga automjeti dhe ka pritur në vendngjarje mbërritjen e ekspertëve të policisë rrugore, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, automjeti ka bërë disa zigzake në rrugë përpara se të përfundonte në kanal, por fatmirësisht rruga ka qenë bosh dhe nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër.