Aksident i rëndë, nënë e bir bien nga ura në Dibër

742
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Dibër dhe një grua e moshuar ka humbur jetën.

79 vjeçarja me inicialet A.K, po udhëtonte së bashku me djalin e saj në makinë në momentin kur 50 vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Përplasja ka rezultuar fatale për nënë e shoferit me inicialet po A.K. Aksidenti ka ndodhur në orën 17:20 në zonën e njohur si ura e Peskajës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira e rrugës

Njoftimi i policise:

Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë,  ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe,  fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.