Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur! Detajet

709
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Rrenc të Shkodrës, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Dy makina janë përplasur ashpër mes tyre dhe të gjithë personat në brendësi të mjeteve janë dëmtuar rëndë.

Flitet deri më tani për 5 persona të plagosur . Aktualisht policia ka nisur verifikimet dhe hetimet, ndërsa të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Nuk ka ende informacione për gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.