Aksident i rëndë në Kavajë, 2 të vdekur dhe një rëndë

627
Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (14 maj) në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet mori përpara disa këmbësore që ndodheshin në anë të superstradës.

Sipas burimeve jo zyrtare bëhet fjalë për një të vdekur dhe një të plagosur që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.Vdes nëna shpëtojnë vajzat- Sipas burimeve konfidenciale në aksident janë përfshirë nëna dhe dy vajzat e saj. Nëna ka humbur jetën, edhe një nga djemtë i cili ndodhej i ulur në sediljen e parë të makinës. Viktima në makine mendohet se është një 19 vjeçar.  Në makinë tre të rinj- Mësohet se makina që ka shkaktuar aksidentin ka qenë një “benz” me targa “AA615VO” me të cilën udhëtonin tre të rinj. Ata e kishin marrë me qera.  Nga informacionet e para makina ka dalë nga rruga dhe fillimisht është përplasur me gruan dhe fëmijët. Më pas makina është përplasur me një reklamë të një karburanti. Nga përplasja e fundit humbi jetën 19 vjecari i cili ndodhej pasagjer në sediljen e parë. Edhe drejtuesi ndodhet në gjëndje të rëndë

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.