Aksident i rëndë në Bulqizë, plagosen 2 persona

94

Në orët e vona të pasdites së sotme një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Bulqizë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Makina tip “Opel”, me targa AA903Kl ka dalë nga rruga duke u përplas me shtyllën e ndriçimit të dhe më pas është përmbysur.

Policia lokale e Bulqizës bën me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.