Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, 2 persona të plagosur

539
Sigal

Një aksident tjetër ka ndodhur pak orë më parë në rrugor Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengel, ku një kamionçinë është përplasur me një motor.

Raportohet për dy të plagosur, drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit.

Ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa Policia është ndërkohë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.