Aksident i rëndë, mjeti përplas këmbësorin

544
Sigal

Një aksident raportohet se ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Shkodrës ku tashmë ndodhet në reanimacion.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e këmbësorit të aksidentuar. Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Emiljan Toma. Mësohet se 32 vjeçari është përplasur nga mjeti kur po kalonte rrugën.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë të mundur edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.