Aksident i frikshëm në Tiranë, përmbyset makina

582
Një aksident është shënuar rreth mesditës së sotme në kryeqytet, pranë rrethrrotullimit të Doganës.

Makina që shihni në foto, raportohet se një “Golf 4”, është rrotulluar disa herë edhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht, raportohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e mjetit.

Makina tip “Golf 4” ka përplasur edhe një “Mercedes Benz”, por pa pasoja në njerëz.

Incidenti ka sjellë edhe bllokimin e trafikut. 
Sigal