Aksident i frikshëm në Itali, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë

294

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku sërish janë protagonistë shqiptarët.

3 persona ishin duke udhëtuar me një makinë, kur janë aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Carbone drejt Marcianise. Të tre shqiptarët banonin në zonë.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rruge, e duke u përplasur me shtyllat e elektrikut.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.